Kryetari i Komisionit Hetimor të CEZ, Taulant Balla tha pas shtyrjes së mbledhjes së Komisionit se do të ndiqen penalisht të gjithë ata që nuk dëshmojnë, apo nuk respektojnë ligjin, qoftë ky edhe djali i ish-kryeministrit Berisha.

Balla: Është për të ardhur keq që 3 dëshmitarë kyç Sali Berisha Shkëlzen Berisha dhe Nue Nik Kalaja kanë vendosur të ndjekin të njëjtën strategji për të bllokuar marrjen e dëshmive të tyre. Sipas përcaktimeve që na jep ligji ne do të ndjekim rrugët ligjore për të ndjekur penalisht çdo dëshmitar që nuk respekton ligjin dhe nuk vjen të dëshmojë sipas rregullave.

Dëshmia është e pavlefshme nëse nuk bëhet betimi. Ndërkohë, Shkëlzen Berisha deklaroi më herët se kishte depozituar një kërkesë për dorëheqjen e Taulant Ballës, me arsyetimin e ai ishte në konflikt interesi me të dhe nuk mund të drejtonte seancën. Berisha shtoi gjithashtu se Balla është shpifës dhe ka konflikt interesi.

Shkëlzen Berisha: Taulant Balla është shpifës. Ka konflikt interesi me mua. Kam bere një padi penale për Romeo Karan dhe kam kërkuar ndryshimin e kryetarit te komisionit, ata nuk e morën parasysh.

Artikulli paraprak“CEZ”, RISTANI: KY KOMISION ËSHTË I DËSHTUAR
Artikulli tjetërNDALOHEN SHTATË AZILKËRKUES NË SHKODËR, JA KU PO SHKONIN