CEZ-DIA, Kastriot Ismailaj padit prokuroren: Dua dosjen hetimore .Gjyqi, Hysek nuk paraqitet për dëshmi

Ish administrator i borxheve të CEZ Kastriot Ismailaj i pandehur për mashtrim e vjedhje në shuma të mëdha, nga kafazi i hekurt padit prokuroren e çështjes Antoneta Sevdari për shpërdorim detyre. Sipas tij, kjo e fundit nuk i ka vënë në dispozicion materialet dhe procesverbalet e fashikullit hetimorë. Këtë të premte ishte parlajmëruar dhe dekalrimi i Josef Hysek ish drejtorit çek të CEZ shpërndarje, ndërsa mungesa e tij u bë shkak për shtyrjen e procesit nga gjykata.