Ish-deputeti dhe ministri i qeverisë së drejtuar nga Berisha, Genc Ruli ka dëshmuar në prokurorinë e Tiranës për skandalin e CEZ.Ruli ka dëshmuar ditën e djeshme para prokurorit Ardian Braho, që po heton skandalin.

Ruli mësohet se ka qëndruar për rreth një orë në prokuroi, ndërsa kjo ishte dëshmia e dytë për dosjen, pas asaj të Shkëlzen Berishës pak ditë më parë. Shkëlzen Berisha dëshmoi në prokurorinë e Tiranës në datë 1 shkurt, ndërsa pak ditë më pas u shpreh se rihapja e hetimeve për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes nga kompania CEZ është vetëm një shashkë politike e Edi Ramës për të mbuluar vjedhjen e tij në qeverisje.

Skandali i CEZ u hetua nga një komision parlamentar, që i dërgoi dosjen prokurorisë por kjo e fundit e mbylli ndërsa gjykata e Tiranës pak ditë më parë urdhëroi hapjen e çështjes përsëri duke i lënë detyra prokurorisë se kush duhet të merret në pyetje.

Artikulli paraprakARRATISJA NGA GJYKATA, DY POLICË NË PRANGA
Artikulli tjetërBLLOKOHEN 4 KG KOKAINË DHE MIJËRA EURO, PRANGOSET SHQIPTARI