Nënkryetari i Komisionit Hetimor për CEZ, Arben Ristani tha se ajo që po ndodh në komision është një kamuflim dhe tymnajë mbi komisionin hetimor të ngritur nga opozita.

Ristani: Ne nuk jemi aty për të mbrojtur askënd, por jemi për të hetuar. Ky komision është i dështuar që në nisje sepse është një komisioni i nisur për të kamufluar dhe për të bërë tymnajë mbi komisionin që kërkoi opozita që ka të bëjë me vjedhjen e shekullit që Rama dhe banda e tij i kanë bërë 600 mln eurve që i kanë marrë bashkë me CEZ dhe ne nisëm një komision për të hetuar këtë vjedhje të madhe dhe për ta kamufluar këtë veprim u nis ky komision i dytë që ska ndërmend të hetojë por të krijojë situata të pavërteta.

Sot ramë dakord që bashkë me mazhorancën që ato dokumenta që ne kishim marrë nuk përbëninende prova dhe të gjitha insinuatat e ngritura mbi ato prova janë gjëra të pavërteta. Ajo kërkohet me ngulm dhe që është e drejtë, është kërkesa që Balla nuk mund ta kryesojë këtë komision, pasi ka marrë një dënim nga gjykata një dënim për shpifje. Në rast se do të duhej ta kishim këtë dëshmi Balla nuk duhet të drejtonte seancën, ta drejtotnte një nga deputetët e tjerë dhe dëshmia do të merrej.

Të gjitha këto kanë vetë një qëllim, të bëjnë tym mbi komisionin tjetër që po mbledh prova që Rama dhe banda e tij kaën vjedhur 600 mln lekë.

Artikulli paraprakDËSHTON PËR TË DYTËN HERË SEANCA PËR CEZ-in
Artikulli tjetër“CEZ”, BALLA: NDJEKJE PENALE PËR KË NUK BETOHET