Shkëlzen Berisha duhet të paraqitet sërish ditën e hënë, për të dhënë dëshminë e tij para Komisionit hetimor parlamentar, për aferën e CEZ.

Atij i është dërguar sërish kërkesa, që të paraqitet në ambientet e Kuvendit në orën 17:00. Në rast se nuk paraqitet, ai do të shoqërohet nga policia.

Djali i Sali Berishës u thirr të dëshmonte edhe të hënën që lamë pas, por për shkak se ai nuk pranonte të jepte gjeneralitetet dhe të betohej, dëshmia dështoi.