Efi është një nga konkurrentet e reja të Për’puthen e cila ka marrë komente të shumta pozitive. Siç e citoi edhe Bora sot, në pytjet që ndjekësit kishin për Efin ka patur shumë komplimente e shumë pak pyetje. E një nga pyetjet e përzgjedhura kishte lidhje me ngjashmërin e saj me Borën dhe Elvanën.

Që në natën e parë që iu bashkua programit, në rrjet nisën menjëherë komentet humoristike se ajo mund të jetë e motra ose e afërmja e Borës nisur nga ngjashmëria. Të tjerë shkruajnë se ajo është një miksim mes Borës dhe Elvanës.

“Çfarë e ke Borën dhe Elvanën se ngjani shumë?”- shkruante ndjekësi teksa Efi tha se ky është komenti më i shpesh që merr por nuk ka asnjë lidhje me to. “Që në fillim kam marrë shumë komente që thonë se ngjaj me ty (Bora) dhe Elvanën. Dhe më bëhet qejfi që më krahasojnë me dy nga femrat më të bukura të showbizit. Por, jo! Nuk kam asnjë lidhje me asnjërën!”- tha konkurrentja.

Edhe Bora tha se shpesh është krahasuar me Elvanën dhe se Efi është një miksim i të dyjave.