Duke folur nga aeroporti i Rinasit, ku mbërritën këtë pasdite dozat e para të vaksinës kineze, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët se “Çfarë iu shtyu të rishqyrtoni qëndrimin tuaj për të sjellë në Shqipëri vaksina ruse e kineze?”

Në përgjigjen e tij, kryeministri Rama tha se “Dinamika e procesit, shumë e thjeshtë. E njëjta gjë shtyn Kancelaren e Gjermanisë të thotë që edhe në qoftë se BE nuk do aprovojë vaksinën ruse, ne do të marrim vaksinën ruse. Diçka që para gjashtë muajsh ishte e paimagjinueshme ta dëgjonim nga goja e Anelga Merkel. Jeta është e dinamike”.

Sot, mbërritën në Shqipëri 192 mijë doza të vaksinës kineze ‘Sinovac’, të cilat erdhën nga Turqia, së bashku me kryeministrin Edi Rama, i cili ndodhej atje pikërisht për sigurimin e vaksinave anti-Covid.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVAKSINAT KINEZE NË TIRANË, RAMA: MESAZH KOSOVËS, GATI TË KRYEJMË VAKSINIMIN E GJITHË PERSONELIT MJEKËSOR
Artikulli tjetërSOT NIS ZYRTARISHT FUSHATA! PS DHE PD E NISIN NGA TIRANA ME 1 ORË DIFERENCË! NË SHESH PARADË MAKINASH E MILITANTESH DUKE VALËVITUR FLAMUJT E PD-SË