Kjo është një sëmundje virale e Gjedhit dhe karakterizohet në mënyrë tipike nga nyje në lëkurë duke përfshirë gjithë sipërfaqen e trupit:

kokën gjymtyrët, hundën, bishtin, mukozën e gojës. Nyjet zhvillohen edhe në traktin gastrointestinal dhe aparatin e frymëmarjes.. · Kjo sëmundje ndodh gjatë verës dhe vjeshtës në muajt, kur insektet janë me shumicë. · Sëmundja prek gjedhin e të gjitha moshave por më rëndë moshat e reja. · Sëmundja shkakton dobësim, humbje të përkohshme apo të përhershme të prodhimit të qumështit, dështime, dëmtim të lëkurës, inflamacioni i gjirit, pneumoni, çalim, sterilitet tek demat, lopët dhe ngordhje të kafshëve. Si mund të infektohen kafshët? · Rruga kryesore e transmetimit është mekanike, nga mushkonjat dhe mizat e ndryshme. · Nga kontakti me kafshët e sëmura. · Nëpërmjet marrjes së ushqimit të kontaminuar.. · Viçat infektohen nga qumështi i lopës të sëmurë.

Artikulli paraprakATHINA GDHIHET “E SHKATËRRUAR” NGA PROTESTA E ANARKISTËVE
Artikulli tjetërFERMERËT: NUK KEMI MARRË INFORMACION ANULLIM TË TREGTIMIT