Vetëm pak ditë pas hyrjes, Igli Zarka krejt papritur ka lenë shtëpinë “Big Brother VIP”. Banorët brenda shtëpisë kanë marrë një zarf nga “Vëllai i Madh”, ku janë njoftuar se për shkaqe shëndetësore atij i është dashur të largohet nga shtëpia. Në njoftim thuhej gjithashtu se gjendja e tij është e mirë, por që ka nevojë shërbimin e mjekëve.

Kjo i ka habitur dhe shqetësuar banorët të cilët kanë hamendësuar se ai vuante nga apandesiti, ndërkohë që kanë nisur të bëjnë gati rrobat e tij.
Kujtojmë që aktori para hyrjes në “Big Brother VIP” u shpreh se ishte futur për të sfiduar veten, por siç duket gjërat nuk kanë shkuar sikurse ai e ka menduar.

Artikulli paraprak“EUROPA EPIQENDËR E VIRUSIT”, MANASTIRLIU: ‘GREENPASS’ OPSION NË TRYEZË
Artikulli tjetërRRITET NUMRI I NXËNËSVE NË SHKOLLËN “KOLË MARGJINI”