REAGON PD, KRYETARI I BASHKISË ISHTE SË BASHKU ME PRINCIN E URDHRIT TË MALTËS.Ne median e shkruar dhe ne rrjetet sociale, gjate se merkures por edhe titujt e parë të gazetarve të së enjtes, I jane referuar nje plasjeje brënda selise blu ne Shkoder, gjate mbledhjes se kryesise per percaktimin e emrave per drejtuesit e departamanteve ne Partine Demokratike te Shkodres. Por ne te vertete cfare ndodhi ne ate mbledhje ??

 Star Plus, ka komunikuar nga afer me anetare te kryesise se Partise Demokratike te cilet kane zbasrdhur ne detaje ate cfare eshte bere gjate mbledhjes se kryesise, se dates 21 Janar, nje mbledhje rutine pune ashtu sic ndodh ashtu edhe ne mbledhje te tjera. 

Burime prane anetareve te kryesise, te cilet ne mendia jane perfolur si grupi anti Ramiz Çobaj, mohojne te kete pasur sharje, por debate konstruktive te cilat jane lidhur me emrat e drejtuesve te departamenteve, te cilet jane zgjedhur per te vijuar punen, ne baze edhe te struktures se re te PD-se se kerkuar nga Kryetari Lulzim Basha, emra te rinj te cilet tashme kane marre pozicionet e tyre, edhe pse nje pjese e kryesise kane qene kunder tyre, jo ndaj individeve, por krijimit te hapesirave per te tjera te cilat mund te jene pjese e ketij reformimi tashme te Partise Demokratike.

Pikerisht ndaj ketyre zerave per sharje dhe plasje brenda PD-se, Partia Demokratike e Shkodres, ka reaguar ne rrjetet sociale, duke hedhur poshte nje perplasje mes kryetarit te Partise Demokratike, Ramiz Cobaj dhe kryetarit te Bashkise se Shkodres. Ne reagimin e PD-se thuhet se: “Dikush nxori një barcaletë dhe barcaleta “u mbars dhe polli një artikull”.

Kjo barcaletë, na falni ky artikull, gjoja i referohej një mbledhje të Kryesisë së PD-së se takimi paska pasur debate nga Kryetari i Bashkisë, Lorenc Luka apo ish-Kryetari i Partisë, Astrit Bushati me Kryetarin aktual, Ramiz Çobaj. 

E pikërisht këtu fillon barcaleta apo komedia, që i shërbeu një medie për të bërë një artikull.

Kryetari i Bashkisë, gjatë gjithë kësaj dite, që për koinçidencë ishte edhe mbledhja e Kryesisë së PD-së, ishte i impenjuar me një axhendë të ngjeshur takimesh, pasi Princi i Urdhërit të Maltës FraMattheë Festing, ishte i pranishëm në qytetin e Shkodrës.

Ndërsa ish-Kryetari i PD-së, Astrit Bushati, jo vetëm që nuk ka qenë në mbledhje, por ai s’ka qenë fare as në Shkodër, pasi ka qenë në Tiranë, e për rrjedhojë nuk kishte si të “debatonte” në këtë mbledhje.

Mediave ju urojmë shëndet dhe suksese në punën e tyre fisnike të informimit të publikut, por gjithmonë në shërbim të së vërtetës dhe jo BARCALETËS.

Ky ka qene reagimi I PD-se, duke sqaruar opionionin per gjithcka ndodhi, ne kete mjegullnaje qe eshte krijuar per nje mbledhje e cila cilesohet sin je mbledhje e zakonshme pune e selise blu, ku edhe pas debateve nuk asnje percarje, deklarojne anetare te kryesie te cilet ishin deshmitare te asaj cfare ndodhi.

 

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/fno8wX7EDKs” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakVLLAZNIA HYN PËR FITORE ME KUKËSIN
Artikulli tjetër21 QERSHORI, SHKODRANËT MES SHPRESËS DHE PAKËNAQËSISË