Brënda pak muajve, tek Akademia e Vllaznisë dhe sigurisht tek pjesa drejtuesve e saj kanë ndodhur disa zhvillime që për opinionin publik nuk kanë kaluar pa lënë gjurmë. Dy trajnerë, janë larguar me pretendime të qarta që drejtuesit nuk i kanë vlerësuar dhe meritokracia nuk ka vend qoftë tek akademia e Vllaznisë por dhe tek ekipi i parë.

Samuel Nikaj ka qenë trajneri i parë që u larguar nga të rinjtë e kuqebluve duke lëshuar akuza të drejtpërdrejta tek drejtuesit. Në atë kohë, Nikaj preferoi të merrte drejtimin e ekipit të parë të Vllaznisë, pas largimit të stafit teknik italian. Në krye të skuadrës u emërua Luan Zmijani ndërsa Nikaj në një konferencë për media dha dorëheqjen nga drejtimi i të rinjëve të Akademisë. Në fakt deklarata e tij ishin të forta duke përfshirë këtu dhe çështje politike e besimi duke trazuar ujërat tek drejtuesit. Me kalimin e kohës situata u qetësua ndërsa ekipi i të rinjëve të Vllaznia pati vetëm rënie në rezultate. Me përfundimin e sezonit, shumë drejtues e pranonin që kishin nevojë për trajnerë të aftë pasi Akademia pothuajse është e boshatisur. Të gjithë trajner u larguna, ndërsa pikërisht diten e enjte shtunë vjen një tjëtër deklaratë. Alban Volumi haptazi shpreh se është larguar pa asnjë aryse duke akuzuar drejtuesit që nuk vlerësojnë trajnerët e aftë. Madje ai zbardh faktin dhe bisedën që ka bërë me drejtorin sportiv Armir Grima, duke i thënë që Volumi për vlerat e tij e meriton të marrë drejtimin e të rinjëve të Akademisë por nuk e lejojnë. Natyrisht këto akuza nga dy trajnerë ndër më cilësorët që ka patur Akademia e Vllaznisë, ngrenë kështu shumë pikëpyetje për atë se çfarë është duke ndodhur. Akuzat që vijnë nga trajnerë brënda akademisë e që lëshojnë vrer ndaj një nënvlerësimi që u është bërë. Në fund, Volumi në këshillën që i dha shokëve të tij trajnerë la të kuptohet që nuk ka rëndësi aftësia profesionale por puna në tavolinat e lokaleve. Prandaj tek Vllaznia siç duket, nuk duhet të kërkosh rritje në karrierë për të mos përfunduar si trajner i pa aftë.

Artikulli paraprakALBAN VOLUMI, TRAJNERI QË NUK U PREFERUA NGA AKADEMIA VLLAZNISË
Artikulli tjetërSUPERKUPA E SPANJËS, BILBAO FUNDOS BARCELONËN