Vendimi u dha, duke kthyer edhe njehere ne vend atë çfarë ishte më përpara se prokuroria me pompozitet, do të hidhte baltë ndaj biznesmenit Sait Fishta.

Apeli hedh poshtë akuzat e ngritura ndaj biznesmenit shkodran, i cili tashme është i lirë dhe pas asnjë akuzë mbi shpinë, duke vërtetuar pafajësinë e tij. Po çfarë serviri ky vendim i apelit? Përforcoi atë që pak javë më parë edhe Star Plus TV  do të pohonte për interesa dhe për lufta ndaj biznesit të ndërtimit në Shkodër. Një imazh i dëmtuar, por edhe një vendim që hedh dritë mbi pafajësinë e një personi, qe do të ishte nje nga nismëtarët e biznesit jo vetëm në fushën e ndërtimit por edhe në fusha të tjera. Një vendim që nxjerr të pafajshëm, Sait Fishtën, ndërkohë që mbyll edhe gojën e shumë skeptikëve për biznesin në Shkodër. Ky vendim, hodhi poshtë cdo akuzë ndaj një emri shumë të njohur jo vetëm si kampion kombëtar në mundje për 11 vite por edhe si biznesmen dhe bamirës në Shkodër dhe Tiranë, ndërkohë që vendimi i gjykatës së Apelit, legjetimon edhe biznesin e tij në plazhin e Velipojës ku thuhej qartë se leja per ndërtimin e kompleksit turistik ne Velipojë, per te cilin Fishta edhe u arrestua, eshte miratuar nga Keshilli Kombëtar i Rregullimit te Territorit drejtuar nga kryeministri Sali Berisha. Ndërkohë që ky vendim i gjykatës së apelit, vertetoi edhe njehërë tjetër se investimi i kryer në Velipojë ka ndryshuar imazhin e Velipojes Ndërkohë që ky vendim tregoi se arrestimi i pak kohëve më parë, nuk tentoi asgjë tjetër përvec se të njolloste emrin e tij, akuza të cilat tashmë hidhen poshtë nga gjykata

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSHENJTËRIMI I NËNË TEREZËS ME 15 MARS, E KONFIRMON PAPA
Artikulli tjetërTË MËRKURËN MBLIDHET ASAMBLEJA E PS-së