ARSENALI KALON ME VËSHTIRËSI BESHIKTASHIN.
Athletic Bilbao është surpriza e fazës së grupeve të Champions League së bashku me Maribor. Spanjollët e drejtuar nga trajneri Valverde eliminuan bindshëm ekipin e Napolit, pasi e mposhtën me rezultatin e pastër 3-1 në ndeshjen e kthimit, teksa ndeshja e parë mes dy ekipeve kishte përfunduar në barazim 1-1 në Napoli. Kështu Napoli detyrohet që t’i japë lamtumirën përpara kohe kompeticionit më elitar për klube në Europë.

Ndeshja ishte mjaft e fortë me sulme dhe kundërsulme nga të dy ekipet, ndërsa një dorë të mirë drejt suksesit vendasve ua dha padyshim edhe tifozeria e madhe që kishte mbushur stadiumin në mbështetje të ekipit të tyre të zemrës, që luante një nga ndeshjet më të rëndësishme të dekadës së fundit. Sfida nisi me raste, por pjesa e parë u mbyll pas asnjë konkretizimin. Në të dytën Napoli e nis më mirë duke shënuar me Hamshik vetëm pas 2 minutave duke krijuar idenë që gjithçka do të shkonte mirë për italianët e drejtuar nga spanjolli Benitez, por ndodhi e kundërta në harkuan e pak minutave, pasi Bilbao realizon përmbysjen e madhe.

Aritz Aduriz vendos barazpeshën në të 61’ duke rikthyer besimin te ekipi i tij. Goli rriti optimizmin te Bilbao që shënon edhe golin e dytë me të njëjtin autor në të 69’. Goli shokon Napolin që e kishte menduar ndoshta më të lehtë takimin, por Bilbao nuk kënaqet dhe shënon edhe golin e tretë me Ibai Gomez në të 74’ duke përfituar nga çekuilibrimi i miqve. Me këtë rezultat u mbyll takimi, pasi tentativat e Napolit nuk ndryshuan asgjë deri në fund.

Me shumë vështirësi arriti që të siguronte kualifikimin edhe ekipi i Arsenalit, që mposhti Beshiktashin në shtëpi me një gol duke treguar se edhe përballë skuadrave si turqit ka probleme.

Heroi i ekipit të Venger është Sancez që shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 45. Ndërsa në pjesën e dytë pas largimit me karton të kuq të Mathieu Debuchy, Arsenali luajti për shumë minuta me një lojtar më pak duke i vështirësuar daljen në sulm dhe mbrojtjen nga sulmet e turqve që për shumë minuta luajtën si të barabartë. Por deri në fund Arsenali arriti që të mbante të pandryshuar rezultatin duke vazhduar më tej, ndërsa Beshiktashi largohet. Bayer Leverkusen ka fituar edhe ndeshjen e dytë përballë Kopenhagen duke kaluar në fazën e grupeve. Gjermanët me shumë lehtësi u shënuan 4 gola danezëve, të cilët i mundën edhe në ndeshjen e parë. Në rezultatin total 4-2, Malmo kalon Salzburgun duke vazhduan aventurën, teksa ndeshjen e mbrëmshme e fituan 3-0.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/K-3vIM9SsYU?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]