SONTE PËRCAKTOHET FINALISTI I DYTË, REAL MADRID KËRKON PËRMBYSJEN. Barcelona është skuadra e parë finaliste e Champions Leagues, pasi ka eliminuar Bajernin e Mynihut të Pep Guardiola-s edhe pse u mundën në ndeshjen e kthimit në Gjermani 3-2. Pas fitores 3-0 në ndeshjen parë në këtë ndeshje kthimi katalanasit janë sërish protagonist me gola.

Suarez me grintë dhe vrap, Messi me klas dhe Neymar me vendosmërinë e tij bëjnë që kjo treshe e Barcelonës të jetë vërtetë e frikshme dhe me karakteristika të gërshetuara që bëjnë të duket e vogël çdo skuadër. Bayern shënon i pari me Benatia por Barcelona kundërpërgjigjet me dy gola në pjesën e parë duke siguruar kështu kualifikimin. Në pjesën e dytë Leëandoëski barazon në 2-2 dhe Muller shënon golin e tretë që i jep fitoren gjermanëve, por për kualifikimin duheshin edhe 3 gola të tjerë që janë vërtetë shumë. Bavarezët mjaftohen kështu vetem me gjysmëfinale, duke i lënë vendin Barcelonës që të synojë fitimin e titullit kampion. Ndërkohë sonte do të përcaktohet dhe finalisiti i dytë. Real Madrid do të presë në “Santiago Bernabeo” ekipin e Juventusit. Madrilenët kanë humbur ndeshjen e parë me rezultatin 2-1 duke e patur kështu në dorën e tyre fatin e kualifikimit. Italianët nga ana e tjetër vijnë me një avantazh por duhet të ruajnë të paprekur portën e tyre ose të shënojnë për të ia vështirësuar më shumë punën vendasve. Sonte në spanjë do të jetë një ndeshje më të vërtetë spektakolare ku Reali kërkon përmbysjen e madhe. Ndërsa Juventus të kërkojë një finale të Champions League me synim fitimin e saj.