Është hedhur shorti për 1/16 e finaleve në Ligën e Kampionëve në Nyon të Zvicrës. Ndeshja kryesore padyshim që pritet të jetë mes Arsenalit dhe Barcelonës, ndërsa tjetër takim interesant është edhe ai mes kampionëve anglezo-francez Chelsea dhe PSG.
Një përballje e fortë pritet të jetë edhe dueli mes Bayern Munich – Juventus, ndërsa skuadra tjetër italiane Roma nuk ka qenë me shumë fat sepse do të luaj me galaktikët e Real Madridit. Në sfidat e tjera ka më shumë balanca teksa Atletico Madrid do të përballet me PSV Eindhoven, ndërsa Manchester City ka patur fat në short pasi do të luaj ndaj Dynamos së Kievit. Në ndeshjet e tjera të kësaj faze Gent do të luaj përballë Ëolfsburg ndërsa Benfika ndaj rusëve të Zenitit. Pasi në Nyon të Zvicrës skuadrat pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve kanë mësuar kundërshtarët e tyre, janë bërë të ditura edhe datat e ndeshjeve. Champions League do të rikthehet gjatë muajit shkurt për ndeshjet e 1/16 së finales. Ndeshjet e para do të zhvillohen më datat 16-17 shkurt si dhe 23 dhe 24 shkurt. Ndërkohë ndeshjet e kthimit do të luhen respektivisht një muaj më vonë, 8-9 mars dhe 15-16 mars. Rregullorja ashtu sin ë fazën e grupeve nuk lejon përplasjen e dy skuadrave nga i njëjti shtet, ndërsa nuk do ndodhë kështu në çerekfinale sepse shorti është i lirë. Po ashtu dy ekipe që kanë luajtur më parë në grupe nuk lejohet që të përballen ndërsa sërish ky rregull nuk është për takimet çerekfinale.