BARÇA-PSG DHE ATLETICO-REAL SUPERSFIDAT, BAYERN -PORTON, JUVE-MONACO. Është hedhur mesditën e sotme shorti i çerekfinaleve të Champions League duke prodhuar dy supersfida: PSG-Barcelona dhe Atletico Madrid-Real Madrid.

Çiftet e tjera janë Porto-Bayern Munchen dhe Juventus-Monaco. Bie në sy përsëritja e sfidës mes PSG-së dhe Barcelonës, skuadra të cilat u përballën edhe në fazën e grupeve të këtij edicioni. Gjithashtu, në çerekfinale do të përsëritet finalja e vjetshme mes dy skuadrave madrilene: Real dhe Atletico. Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në datat 14-15 prill, ndërsa ato të kthimit në datat 12-22 prill. Për gjysmëfinalet do të hidhet një tjetër short në datën 24 prill.  EUROPA LEAGUE, SEVILLIA PËRBALLË ZENIT PETERSBURG ËOLFSBURG SHORT TË VËSHTIRË NDAJ NAPOLIT, DINAMO KIEV-FIORENTINA Eliminohet Interi nga Europa League. Pas humbjes në ndeshjen e parë në Gjermani me rezultatin 3-1, Interi humbi edhe ndeshjen e kthimit në shtëpi 1-2 me gjermanët e Volfsburgut, që treguan se janë shumë herë më superiorë se italianët. Ky është një tjetër dështim këtë edicion për ekipin e Mancinit, pas atij në kampionat, pasi është shumë larg zonës Champions. Në derbin italian mes Romës dhe Fiorentinës ka dalë fituese kjo e fundit duke shënuar tjetër eliminim për Romën. Pas dështimit në kampionat në duelin me Juventusin, Roma detyrohet t’i japë lamtumirën edhe Europës. Napoli barazoi në ndeshjen e kthimit me Dinamo Moscov, por fitorja 3-1 në ndeshjen e parë në Itali i jep të drejtën të vazhdojë më tej. Surprizë ishte kualifikimi i Dinamos së Kievit duke eliminuar Evertonin. Në hedhjen e Shortit janë përcaktuar dhe çiftet përkatëse. Spanjollët e Sevillias do të luajnë përballë Zenit Pëtërsburg. Një sfidë shumë e vështirë është për gjermanët Ëolfsburg që do të luajnë ndaj Napolit. Italianët e Fiorentinës do të luajnë ndaj Dinamo Kiev. Ndërsa, Dnipro do të ketë përballë skuadren e Club Brugge.

Artikulli paraprakVLLAZNIA ME 7 MUNGESA PËRBALLË KUKËSIT
Artikulli tjetërSLLOBODAN GJERGA MBAN KONCERTIN E TIJ RECITAL