SONTE LUAJNË DY ÇIFTE TË TJERA, ARSENAL-MONAKO, LEVERKUSEN-AT.MADRID. Juventusi dhe Barcelona kanë hedhur një hap të sigurt për kualifikimin pas fitoreve në ndeshjet e para që kanë zhvilluar. Në Itali, Juve siguroi fitoren përballë Dortmundit me rezultatin e ngushtë 2-1 që lë të hapur gjithcka për ndeshjen e kthimit në Gjermani. Sfida në ‘Juventus Stadium’ ishte e mbushur me raste të shumta nga të dy ekipet dhe luftë e fortë në mesfushë.

Juve bëri një nisje të mirë teksa kaloi në avantazh me Tevez në të 13’ pas një askioni të shpejtë të Moratës, gjuajtja e të cilit u kthye nga portieri duke ia bërë të lehtë punën për të shënuar argjentiasit. Ndërsa 5’ në pas Rues vendos heshtjen në stadium duke barazuar falë gabimit të Kielinit. Megjithatë në pjesën e dytë bardhezinjtë shënojnë golin e avantazhit me spanjollin. Një meritë të vecantë në golin e dytë kishte Pogba, që pasoi saktë në zonë për Moratën. Në ndeshjen tjetër në Angi, Barcelona mposht lehtësisht Manchester City 1-2. Anglezët mund të kishin pësuar akoma më shumë, por fati nuk ishte me spanjollët disa herë duke u dhënë mundësi kampionëve të Anglisë që të besojnë ende te ndeshja e kthimit. Golat për Barcelonën u shënuan nga Suarez, ndërsa për Cityn ngushtoi shifrat Aguero Ndërkohë sonte do të kemi dy përballje të tjera që premtojnë emocione. Arsenal do të presë në shtëpi skuadrën franceze të Monakos. Për trajnerin Arsen Venger kjo do të jetë jë përballje e veçantë pasi do të luajë ndaj ish-skuadrës së tij. Nga ana tjetër, Monako vjen në këtë përballje pas fitores 1-0 të derbit me Nisën edhe pse e mbylli lojën me 10 lotjarë, sukses ky që i ngjit në vendin e katërt në Ligën 1.  Cifti tjetër i mbrëmjes së sotme është ai mes Bajer Leverkusenit dhe Atletikos së Madridit. Edhe pse në pamje të parë një kundërshtar i lehtë për skuadrën e Simeones, vlen për t’u përmendur se gjermanët e kanë kaluar fazën e grupeve me vetëm një humbje 3-2 me Olimpiakosin. Gjithsesi, gjendja e tyre në Bundesligë nuk është aspak pozitive, pasi kanë grumbulluar 9 barazime dhe 5 humbje në 22 ndeshje. Të gjitha këto shifra flasin për një avantazh të dukshëm në letër për Atletikon e Madridit e cila ka mbërritur në këtë fazë duke lënë pas Juventusin në fazën e grupeve dhe një vit më parë mundën të shkonin deri në finalen e madhe ku u mundën nga Reali i Madridit. 

Artikulli paraprakDEPUTETI DOSHI NGRE SËRISH ZËRIN KUNDËR MINISTRAVE
Artikulli tjetërAMBRA MEDA: FALEMINDERIT SHKODËR