Në ndeshjet kryesore në Francë dhe në Itali nuk ka fitues në natën e dytë të ndeshjeve të treta në grupe të Champions League. Në Francë, PSG dhe Reali i Madridit nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës duke u ndarë në paqe. Yjet e dy ekipeve nuk arritën që të bënin diferencën për të prekur rrjetën pavarësisht rasteve të shumta.

Ronaldo, Ibra, Cavani, por edhe Di Maria krijuan disa episode gjatë ndeshjes, por deri në fund rezulati mbeti 0-0, ndërsa pas 3 ndeshjeve Reali dhe PSG janë me nga 7 pikë.Edhe në Itali nuk doli asnjë fitues mes Juventusit dhe Borussia Moenchengladbach duke u mbyllur 0-0, ndërsa City fitoi në fund me një gol të De Bryne ndaj Seviljas 2-1. Pas 3 ndeshjeve Juve ka 7 pikë, City 6, Sevilja 3, Borusia 1. Atletiko shaprtalloi Astanën 4-0, Benfika humbi ndaj turqve të Gallatasarait. ‘Djajtë e Kuq’ u ndalën në barazim në Rusi nga CSKA.