BORSSUIA DORTMUND-JUVENTUS DHE MANCHESTER CITY-BARCELONA. Mbërmjen e së martës rikthehen emocionet e Champions League, me dy sfida për të mos u humbur.

Borssuia Dortmund vërtet mund të jetë skuadra e 12 në klasifikimin e Bundesligës për këtë sezon, por ka mbërritur në Itali për të marrë fitoren përballë Juventus. Ekipi i Jurgen Klopp, me 3 fitoret radhazi në kampionat mesa duket ka filluar misionin e shpëtimit nga një disfatë sezonale. Dortmund e përfundoi fazën e grupeve duke u renditur në krye të Grupit D, me vetëm një humbje dhe 14 gola të shënuar për t’u përballur me Juventus në këtë ndeshje të parë të fazës së 16-shes. Fitorja në kampionat me Freiburg, Mainz dhe Stuttgart i dhanë një frymëmarrje në Bundesligë dhe një gjendje të mirë psikologjike në prag të kësaj ndeshjeje me Juven. Nga ana tjetër, skuadra e Allegrit ka një seri rezultatesh pozitive duke ruajtur statistikën e asnjë humbjeje që nga muaji tetor në Serinë A. Ata udhëheqin kampionatin italian të shkëputur 9 pikë nga vendi i dytë dhe po i afrohen titullit të katërt radhazi. Por në Champions nuk arrijnë të kalojnë fazën tetëshe që nga sezoni 2002-2003.  Ndeshja tjetër e mbrëmjes është ajo mes Manchester City dhe Barcelona-s. Një vit më parë, në të njëjtën fazë britanikët u eliminuan me rezultatin e përbashkët të të dyja ndeshjeve 4-1, duke theksuar edhe një herë faktin se City është një skuadër shumë e mirë për Premier League, por ende jo në nivelin për t’u përballur me më të mëdhatë e Europës. Në prag të kësaj ndeshjeje skuadra e Pellegrini vjen pas fitores 5-0 ndaj New Castle në kampionatin vendas, ndërsa e kundërta ndodh me Barcelona-n që ka ndërprerë serinë e fitoreve.