ARSENAL KËRKON PËRMBYSJEN NDAJ MONAKOS, ATLETICO MADRID KUNDËR LEVERKUSEN. Kompeticioni më i rëndësishëm në europë, Champions League vjen sonte me dy përballje që premtojnë për një spektakël të vërtetë. Ndeshja më e rëndësishme do të jetë ajo mes Monakos dhe Arsenal. Francezët në këtë përballje janë shumë komod pasi kanë arritur një fitore 3-1 në sfidën e parë në angli. Por vëmendja është e përqendruar tek anglezët të cilët kërkojnë një përmbysje të madhe.

Shpresat në pamje të parë janë të vogla, por Arsenal mbetet i paparashikueshëm me një trajner si Arsen Venger. Çdo gjë mbetet e hapur ndonse rezultati është në favor të Monakos. Një tjetër ndeshje e rëndësishme është ajo mes spanjollëve të Atletico Madrid dhe gjermanëve të Bayern Leverkusen. Të besuarit e Diego Simeones hyjnë të bindur në fushë për një përmbysje pasi humbja e ndeshjes së parë 1-0 nuk është një rezultat i pa arritshëm. Po ekipi i Leverkusen mbetet i paparashikueshëm pasi në kompeticionet europiane tregojnë një tjetër përformancë në krahasim me ndeshjet në kampionatin gjerman. Edhe kjo sfidë premton për gola të shumta, pasi Atleticos do ti duhet një fitore bindëse e mundësisht pa pësuar asnjë gol. Në të kundërt kualifikimi bëhet shumë më i vështirë.

Artikulli paraprakTOM DOSHI SËRISH NË PROKURORI PËR PROVA TË REJA
Artikulli tjetërSTAR SPORT, VLLAZNIA NË SYRIN E SPECIALISTËVE SHKODRANË