Vllaznia e femrave nuk e ka nisur aspak mirë pjesëmarrjen në eleminatoret e ligës së kampioneve.

Skuadra kuqeblu ka humbur ndeshjen e parë me rezultatin e thellë 6-1 ndaj kampiones të Sllovenisë Pomurje. Janë vajzat kuqeblu që kanë realizuar golin e parë me anë të Jasharit në minutën e 44’. Në pjesën e dytë vendaset e Pomurje përmbysën rezultatin duke shënuar 6 gola dhe duke humbur një penallti. Ndeshja nis me një lojë të balancuar nga të dy ekipet që më shumë synojnë të studiojnë lojën e njëra tjetrës. Goditja e parë vjen nga ekipi slloven. Është minuta e 14’ kur për Vllazninë vjen gjuajtja e parë. Doçi provon por nuk gjen portën e Pomurje. Dy minuta më pas vendaset kanë një mundësi për avantazhin por nuk përfitojnë. Në minutën e 32’ Kolbl ka një shans të mirë por portierja kuqeblu Milojeviç mban të paprekur portën. Doçi për Vllazninë dhe Kolbl, Rogan e Konjar në anën tjetër brenda pesë minutave kërkojnë golin por pa sukses. Një minutë nga përfundimi i lojës Jashari bën Vllazninnë të ëndërrojë duke shënuar golin e avantazhit. Rozmariç mund të barazonte ende pa përfunduar pjesa e pare, Milojeviç është në gatishmëri për Vllazninë duke pritur. Nuk kalon shumë dhe Pomurje arrin të barazojë në minutë e 52’ me anë të Kolbl. Kaq mjafton që vendaset të çlirohen. Në minutn e 61’ Milojeviç mban në lojë Vllazninë sepse pret një penallti. Duhen vetëm 4 minuta pas kësaj penalltie të humbur që Pomurje të kalojë në avantazh me anë të Tibaut. Minutat e tjera i përkasin tërësisht skuadrës sllovene që realizon edhe katër gola të tjerë me anë të Rogan që shënon dy herë dhe me Makovec dhe Rozmariç që vulos në 6-1 shifrat. Pas kësaj humbjeje Vllaznia do të ketë edhe dy përballje të tjera ndaj kampioneve të Zvicrës dhe Sllovakisë.

Artikulli paraprakSTUDIMI, DHUNA E PRINDËRVE SHTON RREZIKUN E SËMUNDJEVE MENDORE
Artikulli tjetërVLLAZNIA FITON 3-0 MIQËSOREN NDAJ BERANJE NË MALIN E ZI