MESATARE DITORE 5 PERSONA, INTERES I ULËT I MOSHAVE 40-50 VJEÇ. Prej rreth 3 javesh ne Qarkun e Shkodres filloi kontrolli baze falas i popullsise nga mosha 40-65 vjec. Deri me tani ne qendren kryesore te ofrimit te check up kane marre sherbim rreth 76 persona ku numrin dhe interesin me te madh per kontrollin baze e kane pasur femrat.

Nderkaq moshat me me interes 40-50 deri me tani shume pak i jane drejtuar qendrave te check up me se shumti jane ato mbi 50 vjec prandaj kerkohet nje sensibilizim i kesaj grupmoshe per tu kontrolluar ne menyre qe te ulet probabiliteti i semundshmerise. Ne kontrollin shendetesor pa pagese perfshihen kontrolli i gjakut, EKG, analizat e parametrave biokimike te glicemise, kolesterolit, bilrubines, transaminazeve, albuminuria si dhe niveli i stresit dhe depresionit. Prej javesh ne 36 qendra ne te gjithe vendin ka filluar kontrolli falas i popullsise, nga te dhenat rreth 1000 persona ne dite ne te gjithe vendin po marrin sherbim ndersa ne Shkoder ka nje mesatare prej rreth 7 personash ne dite. Nderkohe pritet qe interesi i popullsise per tu kontrolluar te jete me i larte ne vazhdim

Artikulli paraprak“LORO BORIÇI”, FILLON SHTRIMI I HEKURIT PËR TRIBUNËN QËNDRORE
Artikulli tjetërPËR HERË TË PARË NJË KRYEMINISTËR SERB NË SHQIPËRI