Nga të gjitha çadrat e panairit të vendosura nga bashkia Shkodër, spikaste ajo e njësisë administrative Shosh. Përfaqësues të vlerave kulturore dhe artistike të zonës ishin Shoqëria “Besa Shosh”, ku katër burra që mbanin veshur kostumet kombëtare të zonës promovuan Shoshin vetëm me instrumentin që mbart historinë e një kombi.

Çiftelia, instrumenti që të kthen gjithmonë pas në kohë dhe me shumë vështirësi po I reziston kohërave moderne. Gjon Kosteri, udhëheqës artistic I grupit thotë për Star Plus se ndjen dhimbje që një pjesë e historisë shqiptare po lihet në harresë nag brezi I ri.

Për Gjon Kosterin, çiftelia duhet të mësohet në shkolla, në mënyrë që brezat e rinj të edukohen me veglat muzikore kombëtare.

Interpretimi me këtë instrument muzikor mbetet mjaft I preferuar jashtë vendit bën të ditur ai.

Ndërkohë që ky grup performon brenda dhe jashtë vendit duke shpërndarë elementë të trashëgimisë kombëtare, akoma nuk kanë gjetur mbështetje nga isntitucionet lokale. Kryetari I shoqërisë “Besa Shosh”, Ndoc Fusha thotë se përballimi I kostove në disa raste është I veshtire.

Shoqëria “Besa Shosh” prej vitesh mban gjallë vlerat artistike dhe kulturore të zonës së Shoshit përmes interpretimeve me instrumentin e çiftelisë.