Në këtë garazh makine jetojnë prej më shumë se 5-vitesh ky çift të moshuarish në fshatin Shullaz të Kurbinit.Banesa e familjes Lala u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të, por u klasifikua në nivelin DS4 dhe ata përfituan vetëm 5 milion lek të vjetra, para të cilat nuk mjaftojnë për riparimin e saj.

Përballë pamundësisë finaciare për të rindërtuar shtëpinë e cila po rrezikon të shembet plotësisht, dy të moshuarit jënë vendosur në një garazh në kushte mjaft të vështira.I zoti i shtëpisë Pashk Lala thotë se ka trokitur dyerve të insitucioneve për të ndryshuar klasifikimin e shkallës së dëmtimit të shtpisë, por nuk ka gjetur zgjidhje.

84-vjeçari Pashk Lala ju bën thirrje insitucioneve përgjegjëse që ta marrin në konsideratë shqetësimin e tij dhe ti rindërtojnë shtëpinë e dëmtuar ngë tërmeti.

Bashkia e Kurbini ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, i cili la të pastreha rreth 2 mijë familje, ku rreth 120 prej tyre vijojnë të jenë ende pa shtëpi, pasi proçesi i rindërtimit ka ndaluar prej gati 2 vitesh.

Artikulli paraprakMESAZHI I RAMËS PËR QYTETARËT, REAGON BERISHA: PUSHTOI TË DIELËN, SHQIPTARËT KANË HALLET E KAFSHATËS, JO TË JETËS SË TIJ PERSONALE
Artikulli tjetërSHKODËR, ROMËT MES TË FTOHTIT