Që prej 3-4 vitesh Ali dhe Hasije Burgajt iu është shembur shtëpia për shkak të punimeve në unazën lindore të Shkodrës.

Që nga ajo ditë e deri më sot çifti i të moshuarve që jeton i vetëm nuk ka marrë shpronësimin për truallin por vetëm atë për tokën. Shtëpia e re që kanë ndërtuar tregon e zonja e shtëpisë është bërë me borxhe që ende nuk janë shlyer duke pritur shpronësimin për truallin. Janë edhe 12 milion lekë të vjetër për shpronësim ndërsa 9 milion që i përfituan për tokën i kanë shpenzuar menjëherë për shtëpinë e re. I zoti i shtëpisë Ali Burgaj, 90 vjeç është i sëmurë. Edhe pse në këtë gjendje dy të moshuarit nuk kanë asnjë dijeni a do ta marrin shpronësimin dhe se kur do ta marrin. Edhe pse në një situatë të vështirë për çiftin Burgaj nuk ka asnjë përgjigje ndërsa ata i jetojnë vitet e fundit me shpresën se nuk do të largohen nga kjo botë pa shlyer borxhet që kanë.

Artikulli paraprakVENDET E RAJONIT, TAKIMI KOORDINUES NË SHKODËR
Artikulli tjetërBËRDICË, PASTROHEN 4KM KANALE KULLIMI