
Frano dhe Maria vendosen lane Romen tre vite me pare dhe vendosen te jetojne ne shqiperi
Mes qytetareve tëshumtë që lëvizin në trotuaret e qytetit të Lezhës, janë edhe ky çift të moshuar Italian.Franko dhe Maria erdhen si turist në shqipëri tre vitë mëparë dhe më pas vendosen qëta kalojnë pleqërinë në vendin tonë.
INSERT
Kosto e ulet e jeteses dhe qetësia nëqytetin e Lezhës, i nxiti qëtë lënë kryeqytetin Italian Romen dhe të vendosen në shqipëri.
“Ne këmi ardhur në shqipëri prej tre vitësh, pak kohëkemi qëndruar në Vlorë dhe më pas jemi vendosur në qytetin e Lezhës.Kosto më e ulet e jetesës këtu në shqipëri dhe qetësia na nxiti qëta lëmë Romen dhe të vendosim të jetojmë në shqipëri.Eshtë shumë kënaqësi qëtë jetosh në qytetin e Lezhës.Njerëzit janë shumë të dashur dhe miqësor dhe këtu ndjehem si të jem në vendin tim, ndaj dhe kemi vendosur qëta kalojmë pleqërinë këtu në shqipëri”
Çifti Italian thonë se Lezha të jep kënaqësinë për të jetuar, pasi është një qytet shumë i qetë krahasuar me Romën.
“Këtu është një vend i qetë dhe ndjehem mjaft mirë.Shqipëria është ngjashme me Italinë, por ajo që ndryshon këtu është qetësia, krahsuar me Romen i cili është një qytet i zhurmshem.Atje ka mëshumë lëvizje dhe kaos.Jemi miqësuar me njerëzit këtu dhe po kalojmë shumë mirë”
Sipas tëdhënave zyrtare në vendin tonë janë rezident rreth 23 mijë shtetas të huaj, ku pjesa më e madhe e të cilëve jeojnë në qytetin e Durrësit dhe të Vlorës.Ndërkohë rasti i Frankos dhe Marisë është një shembull i qartë i interesit në rritje të të huajve, veçanërisht pensionistëve europianë, për të jetuar në Shqipëri – një vend që po bëhet gjithnjë e më tërheqës për ata që kërkojnë një jetë të qetë dhe të përballueshme.


