Me canta shpine dhe veshje sportive, shumë prej nesh e kanë parë çiftin Ida dhe Marjan nga Sllovenia, të udhëtojnë në këmbë në zonat më të bukura të Shkodrës. Ne I takojmë në urën e Mesit, aty ku ishte destinacioni I tyre I radhës ndërsa na flasin për rrugëtimin e tyre të parë në Shqipëri dhe impresionet e deritanishme.

“Është hera jonë e parë këtu. kemi vizituar Shkodrën, më vonë do shkojmë në Theth. Çdo rrugëtim e bëjmë sipas hartës, pasi ne nuk i njohim këto zona. Çdo zonë e kemi vizituar në këmbë, na ka marrë rreth 1 muaj kohë. E kemi nisur rrugëtimin nga Kukësi, më pas në Valbonë.”
Ajo na tregon se aventurën e kanë vijuar edhe në Malin e Zi.
“Na pëlqen shumë kjo aventurë. Vitin e kaluar kemi vizituar Malin e Zi. Kemi përshkuar Zhabjakun, Gucinë dhe Plavën në këmbë. Destinacioni i radhës është Thethi. Tani jemi në Shqipëri, jemi ende në fillim të rrugëtimit ndaj nuk e dijmë si do shkojë”

Pavarësisht moshës, çifti slloven nuk e ka ndalur pasionin për të udhëtuar të gjithë botën.

“Kemi vizituar shumë vende të botës kur kemi qenë të rinj, tani që jemi pak më të thyer në moshë e kemi marrë më me qetësi dhe po na shijon ky stil jetese. Duhet ta pranojmë që për ne është e vështirë të udhëtojmë me këto bagazhe, por ja vlen”

Më pak komunikuam me Marjanin, udhëtarin e jetës për Idën, I cili me anglishten e tij modeste vlerësoi eksperiencën e tij në zonën e Shkodrës.

“Super eksperience. Me pelqejne malet ketu. ushqimi i mrekullueshem, por malet jane shume te bukura”

Ida dhe Marjan janë një nga turistët e shumtë që vizitojnë Shkodrën në këtë periudhë të vitit. Mes aventurave të shumta, veçojnë udhëtimin në Shqipëri si më të veçantë

Artikulli paraprakNDAHET NGA JETA NË MOSHËN 58-VJEÇARE ARTAN LAME
Artikulli tjetër“NJË VRASËS PËR NËNËN” NË SKENËN E TEATRIT “MIGJENI”