Çifti shqiptar kapet me 30 kokainë në Milano.  Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane me 30 kg kokainë të ndarë në 28 paketa.

Çifti shqiptar, një burrë dhe një grua 37-vjeç secili, u arrestua teksa ecnin me një makinë tip Opel. “La Republica”, shkruan se shqiptarët banojnë në Como, ndërsa u ndaluan mbrëmë në rrugën “Fulvio Testi” në kryeqendrën e Lombardisë. Ata u ndalën për një kontroll rutinë. Në sytë e Carabinierit, gruaja ishte e frikësuar, dhe duke marrë parasysh reagimin e saj, ushtria vendosi të kryej kontrolle të mëtejshme. Në portofol u gjetën 1.700 euro që gruaja nuk mund ta justifikonte. Të dy u arrestuan dhe u dërguan në stacionin policor. Operacioni pason ato të ditëve të fundit në provincën e Milanos ku janë konfiskuan 240 kg hashash.