“Sheqeri i hidhur” – Çifti shqiptar në Spanjë u kap me kg heroinë e 8 kg kokainë e 330 mijë euro

Një operacion i koduar “Sheqeri i hidhur” i policisë spanjolle çoi në shkatërrimin e një grupi që merrej me shpërndarjen e heroinës dhe kokainës në Pontevedra dhe Galicia. Operacioni çoi në arrestimin 6 personave, disa prej të cilëve me kombësi shqiptare, arrestime të cilat u kryen gjatë krishtlindjeve të vitit të shkuar. Gjatë asaj kohe u sekuestruan 20 kg heroinë e 8 kg kokainë, si dhe 50 substanca të falsifikuara, rreth 330 mijë euro cash si dhe armë zjarri. Tani, prokurorët kanë kërkuar disa vite burg për të akuzuarit. Ndaj shqiptarit Afrim H, kërkohen 9 vite burg për drogë, si dhe 2 vite e gjysmë burg për krime të tjera, ndërsa Esmeralda L, kërkohet 8 vite burg. Gjithashtu, 8 vite burg dhe 7 vite burg janë kërkuar për dy shtetas të tjerë spanjollë. Gjatë hetimeve të grupit, është zbuluar se ata kishin kryer gjatë vitit 2014, transportin e më shumë 100 kg heroinë dhe kryerjen e transaksioneve me vlerë mbi 2 milionë euro.

Artikulli paraprakBERISHA DO TË OPEROHET, KTHEHET NË VITIN 2017
Artikulli tjetërE RRALLË, ARABIA SAUDITE PËRFSHIHET NGA STUHI DËBORE