Federata Shqiptare e Çiklizmit, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, kanë përkujtuar ish-kampionin e madh të çiklizmit shkodran dhe atij shqiptar, Agim Tafili, i ndarë nga jeta 13-vite më parë. Për dy ditë me rradhë, u organizua Kupa tradicionale me emrin e tij, në etapat Tiranë-Shkodër dhe Shkodër-Mbi Kalimi i Rrëshenit-Shkodër. Në ditën e dytë, i pari që mbërriti në finish ishte çiklisti i Tiranës, Henri Hysa, i cili mori vendin e parë.

Ndërkohë, trajneri i Vllaznisë në çiklizëm, Leonat Kola tha se mungesa e karburantit është pengesë serioze për proçesin stërvitor, ç’ka sjell problematika të shumta për ekipin kuqeblu.

Alsid Tafili, djali i Agim Tafilit, u shpreh i emocionuar për rrespektin që i bëhet babait të tij vit pas viti.

Ky është viti i 12-të që organizohet Kupa “Agim Tafili” në qytetin e Shkodrës, për të përkujtuar ish-kampionin e madh të çiklizmit shkodran dhe atij shqiptar.

Artikulli paraprakHISTORIA E BERBERIT, LA LONDRËN PËR LEZHËN
Artikulli tjetërBERISHA: RAMA U BRAKTIS NGA QYTETARËT, MBETI VETËM VALLJA E “LUBISË” ME AKSESORË MIJËRA EURO