U ndërtua rreth dy vite më parë, por cilësia e dobët e punimeve po e çon rrugën Rrëshen-Klos drejt degradimit. Gropat e mëdha të krijuara muajt e fundit vështirësojnë qarkullimin e automjeteve. Banorët tregojnë se përvec mungesës së standardeve gjatë ndërtimit të rrugës, një tjetër arsye e degradimit të saj është edhe kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, që transportojnë krom nga Bulqiza në drejtim të Portit të Durrësit.

Por përvec asfaltit edhe muret anësore të rrugës Rrëshen-Klos janë drejt shkatërrimit.

Edhe pse ky aks i rëndësishëm po shkon drejt degradimit, në të gjithë gjatësinë e rrugës syri nuk të ndesh asnjë punonjës të kujdeset për mirëmbajtjen e saj.

Artikulli paraprakNË ARABINË SAUDITE ARRESTOHEN 11 PRINCA, KUNDËRSHTUAN VENDIMIN PËR TË PAGUAR DRITAT DHE UJIN
Artikulli tjetërVETËVENDOSJE FTON TË DORËHEQURIT TË KTHEHEN NË KRYESI