
Viti 2017 ka rezultuar i suksesshëm për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit në Shkodër. Përmes një pune intensive, drejtorja e komanduar e këtij institucioni, Hasije Sadria, shprehet se është rritur ndjeshëm cilësia jo vetëm e ushqimve që tregtohen, por ajo e inspektimeve nga inspektorët e AKU.
Përgjatë këtij viti, puna më e madhe është përqëndruar në muajt tetor, nëntor dhe dhjetor, duke e cilësuar kështu vitin që ka kaluar si vitin kushtuar sigurisë së produketeve të mishit dhe therjes së bagëtive. Janë regjistruar 31 gjoba dhe 17 raste të mbylljeve të aktiviteteve. Përgjatë tre muajve të fundit të 2017-ës janë asgjesuar në total 1027 kg mishë dhe 570 kg peshkë. Ndërkohë që nuk kanë munguar edhe gjobat, të cilat janë shpërndarë në shumë sektor të ndryshëm të ushqimit. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër, përveç aksioneve të befasishme që ka realizuar në tregje, supermarket e më gjerë, fokusi i 2017-ës ka patur cilësinë e mishit.
Markata e mishit në Rus prej tre muajsh i është nënshtruar rikonstruksionit, në mënyrë që të garantohet produkti për konsumatorin. Ndërkohë, AKU synon të ushtoj kontrolle të produkteve direkt që në origjinë.






