“Fitorja me Flamurtarin ka një rëndësi për Vllazninë duke parë situatën e vështirë në të cilën ndodhej”. Kështu shprehet sulmuesi i kësaj skuadre Erald Çinari i cili realizoi dy nbga 4 golat e fitores të Vllaznisë me Flamurtarin.

Çinari thotë se lojtarët e Vllaznisë kanë besim në vetvete se do ta kalojnë këtë situatë të vështirë. Shkodrani i sulmit ka edhe një dedikim për dy golat e realizuar nga ana e tij me Vllazninë përballë Flamurtarit. Erald Çinari vjen nga radhët e akademisë Vllaznia në skuadrën e parë duke zënë vendin e titullarit edhe pse kuqeblutë kanë shpenzuar jo pak për katër sulmuesit e huaj.