Mjekët e Hillary Clinton kanë qetësuar opinionin publik duke thënë se ajo është “e shëndetshme dhe e aftë për të shërbyer” si presidente e Shteteve të Bashkuara.
Deklarata për informacionin e saj shëndetësor thotë se kandidatja demokrate “vazhdon të përmirësohet”, pas diagnozës së pneumonisë se lehtë dhe jo ngjitëse. Hillary Clinton po ashtu përshkruhet si në “gjendje të shkëlqyer mendore”. Dita e enjte e rikthen Clinton në krye të fushatës, ndërsa antibiotikët ish-Sekretarja e Shtetit nuk duhet ti ndajë edhe për disa kohë.