Po bëhen 25 vite që dita e clirimit vazhdon te ndaje mendime midis shqiptareve nëse dita e festës sëç/lirimit duhet të jetë 28 apo 29 Nëntori. Përçarja shtrihet edhe ne qytetin e Shkodres aty ku mendohet te kene ikur pushtuesit e fundit Gjermane.

Shume nga qytetaret e moshes se 3-te jane te mendimit se clirimi eshte 29-ta por ka edhe nga ata te cilet e konsiderojne absurde qendrimin e politikaneve shqiptare mbi festen e clirimit.Nga ana tjeter politika shqiptare, vazhdon te jete e ndarë në kremtimet e festave të nëntorit. Duke vijuar kështu në traditën e krijuar prej vitesh në vendin tonë, ku e majta dhe e djathta i festojnë ndryshe nga njëra-tjetra ditët e 28 dhe 29 Nëntorit. Dukuri kjo, e cila u konfirmua nga të dhënat e axhendave respektive që realizuan mazhoranca dhe opozita. Sot e kësaj dite, çlirimi është një datë që më shumë i ndan sesa i bashkon shqiptarët, edhe pse shumica prej nesh më shumë se sa çlirimin, sikurse ndodh në te gjithë botën, feston dhe ndjen me shume ditën e pavarësisë.