
Stina e pranverës ka shtuar larmishmërinë e frutave dhe perimeve në tregjet e Shkodrës, por ajo që konstatohet janë çmimet e larta me të cilat ato shiten. Një kg qershia sot në tregun e “Rusit” varionte nga 400 deri në 700 lek të reja ndërsa të larta ishin edhe cmimet e perimeve.
Qytetarët theksojnë se një pjesë e tyre janë të pa përballueshme. Ndërsa e pranojnë se cmimet janë rritur, tregtarët ankohen për rënien e fuqisë blerëse.
Për tregtarët shkak i rritjes së cmimeve është mungesa e prodhimeve vendase, ndërsa shpresojnë që me ardhjen e stinës së verës cmimet të bien.