Shkodrani i mire Hamit Borici eshte konisderuar babai i gazetarise Shqiptare. Ne nderim te kesaj figure qe eshte kthyer tashme ne institucion per te apasionuarit pas gazetarise , u zhvillua cmimi “Hamit Borici” – Edicioni i pare 2017.

Iniciative kjo e Unionit te Gazetareve te shqiperise dhe deges se ketij Unioni ne Shkoder. Konkursi ishte i hapur per disa profile te ndryshme ne fushen e televizionit dhe medias se shkruar, ku pjese u bene nje numer i madh i gazetareve shkodrane . Fillimisht u dhane cmime mirenjohje per ato gazetare dhe perfaqesues te medias qe nuk jetojne me , por qe kontributet e tyre ne kete profesion jane po aq te vyera sa dhe kujtimi i tyre. Konkretisht u nderua me cmim mirenjohje operatori Nexhat Rakaj i cili u nda nga jeta vetem pak jave me pare duke lene nje boshllek dhe dhimbje tek koleget gazetare.  Po ashtu u vleresuan dhe dy figura te rendesishme te gazetarise sportive te cilet nuk jane me mes nesh. E konkretisht gazetari i apasionuar Ymer Striniqi si dhe Mejdan Zhivani, nje figure me kontribute ne gazetarine sportive. Me pas u shperndane cmime te zhanreve te ndryshme, si cmimi i karrieres, cmimi per spikerin me te mire televiziv, reportazhi me i mire ne median e shkruar, dokumentari me i mire televiziv, kronika me e mire televizive ne fushen sociale, kronika me e mire ne fushen e kultures, kronika me e mire investigative , po ashtu dhe nje cmim per gazetarin e ri me presipektive.  Keto ishin cmimet e edicionit te pare , teksa u premtua vazhdimesi e kesaj tradite e cila me se shumti eshte nje forme per te motivuar dhe mbeshtetur gazetaret ne kete profesion i cili shkon ne vije te drejte me pasionin, kembenguljen dhe perkushtimin.

Artikulli paraprakAUDITI, BASHKIA FUT NË ‘MORSË’ SHUMËSPORTËSHIN
Artikulli tjetërMBAHET KONFERENCA E 6-të E IMAMËVE TË SHKODRËS