Në tregjet e Shkodrës, çmimet e frutave dhe perimeve po rriten nga java në javë, duke rënduar ndjeshëm xhepat e qytetarëve. Ata shprehen se çdo ditë përballen me shpenzime të papërballueshme, sidomos për pensionistët që jetojnë me të ardhura të kufizuara. Përballë kësaj situate, ata thonë se detyrohen të reduktojnë sasinë e produkteve që marrin, ndërsa të moshuarit shpesh detyrohen të zgjedhin opsionet më të lira, edhe kur ato nuk janë cilësore.

Në këtë realitet, pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulëta janë më të prekurit, duke parë se çdo vizitë në treg po shndërrohet në një sfidë ekonomike.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të frenuar rritjen e çmimeve, pasi, siç thonë ata, rrogat dhe pensionet nuk ecin me të njëjtin hap me koston e jetesës.

Artikulli paraprakRAMA PREZANTON “HAPËSIRA IME PUBLIKE”
Artikulli tjetërVJOLLCA VOCAJ, 30-VITE INFERMIERE NË VELIPOJË