Për herë të parë është organizuar Festivali i Filmave të Studentëve të Gazetarisë I mundësuar nga projekti USAID-it “Drejtësi për të gjithë” me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë , e Ambasadës Britanike dhe të eksperteve të medias të Rana Labs nga Washingtoni.

Për shkak të situatës së pandemisë eventi u zhvillua në një vidiokonferencë online në ZOOM që bashkoi: Tiranën, Shkodrën, Elbasanin me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Ky festival është është ndjekur dhe përshëndetur nga dy ambasadorët e nderuar, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, SH.S. Yuri Kim dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, SH.T. Duncan Norman, të cilët vlerësuan më fjalët më të mira studentët e Gazetarisë, duke u ndalur në kontributin që duhet të japin për të nxjerrë në pah ngjarje të rëndësishme që e bëjnë shoqërinë të lëvizë.

Një juri profesionistësh e përbërë nga Eno Milkani, Raimonda Nelku, Kolodia Kapo e Ivana Dervishi vlerësuan me vendin e parë filmin “Rini e ikun” si filmin më të mirë, realizuar nga studentët e Gazetarisë së Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës: Teodor Gjerga, Gerta Bajrami, Anton Kola dhe Livia Preci me asistencën e pedagogut të Gazetarisë Ardi Hoti.

Ky film solli një histori reale të ish të përndjekurit politik Viktor Martini i cili në një rrefim ndryshe dhe mjaft emocional nga qelia ku vuajti vitet e burgut, solli rinin e ikun .
Filmi.

Në vend të dytë u rendit filmi “Përshpërimë engjëjsh” realizuar nga studentët e Gazetarisë së Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit.

Ndërsa në vendin e tretë, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim dhe Ambasadori I Mbretërisë së Bashkuar, Duncan Norman vlerësuan me cmimin e ambasadorëve, filmin “Historia e Fjonës”, I realizuar nga studentët e gazetarisë së Universitetit “Luigj Gurakuqi”: Fjona Brahimi, Enejda Bega, Ketjola Geshtenja. Ky film sjell jetën reale të një vajze nga Korca, Fjona Brahimi, që është studente e Gazetarisë në Shkodër dhe aktorja kryesore e këtij filmi.

Sfida e Fjonës si nënë për të rritur fëmijën e saj në mungesë të babait përballë paragjykimeve dhe shkolla që vazhdon nga Korca në Shkodër e bëjnë këtë film mjaft tërheqës dhe aktual: realiteti, sakrifica dhe paragjykimi zhvillojnë një betejë të heshtur.

Gjithashtu dhe filmat e tjerë të realizuar nga studentët e Gazetarisë të Universitetit “Luigj Gurakuqi “: Ardit Marku, Aldo Plepi, Yllka Vija, Anila Filipi, Xhovana Marku morën vlerësime nga ekspertët.

Universiteti “Luigj Gurakuqi” I Shkodrës , Fakulteti I Shkencave Shoqërore , departamenti i Letërsi –Gazetarisë i shprehin falenderime të gjithë aktorëve që bënë të mundur realizimin e këtij projekti.