
Rritja e çmimit të naftës ka sjellë pasoja të ndjeshme në disa sektorë të ekonomisë, duke përfshirë edhe transportin publik në Lezhë. Drejtuesit e furgonave që operojnë në zonë shprehen se situata është bërë gjithnjë e më e vështirë për ta, pasi kostot e operimit janë rritur ndjeshëm, ndërsa të ardhurat kanë mbetur të njëjta. Ata theksojnë se e kanë të pamundur të rrisin çmimin e biletës, pasi kërkesa për transport ka rënë ndjeshëm, sidomos në zonat rurale ku ka renie të numrit te popullsisë.
Në këto kushte, drejtuesit e mjeteve te tranportit publik ne Lezhë paralajmërojnë se nëse nuk merren masa mbështetëse, si subvencione apo politika lehtësuese nga autoritetet, shumë prej tyre rrezikojnë të mbyllin aktivitetin, duke lënë pa shërbim transporti një pjesë të konsiderueshme të banorëve të zonave rurale.






