Lidhur me çmimin e naftës që është edhe shqetësim kryesor për qytetarët e jo vetëm, kryeministri tha se çmimi është rritur kudo. Ai tha se është marrë parasysh heqja e taksës së qarkullimit, por kjo do të sillte rritjen e katërfishtë të çmimit.

“Ne e kemi bërë llogarinë, nëse ne e heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës, çmimi do të bjerë, por ama të gjithë ata që kanë një automjet, o të duhet të paguajnë 4-fishin e asaj që u bie sot, mesatarisht. Në vend që ti ngarkojmë me 4-fishin të gjithë, ne e kemi menduar që më mirë, kush shpenzon më shumë naftë, paguan më shumë. Në njëfarë mënyre, ata që djegin më shumë karburant, janë më ndotës”, tha Rama.

Artikulli paraprakTURISTËT INTERES PËR TË KALUARËN KOMUNISTE
Artikulli tjetërZGJEDHJET VENDORE NË 2027-ËN, RAMA: KUR TË TJERËT MERREN ME NE, NE MERREMI ME VETEN