DUHEJ TË PAGUANIN MË PAK, POR OSHEE I FATURON ME ÇMIM 14 LEK PËR KË/ORË. Cmimi I ri I energjise elektrike ka demtuar rende biznesin ne Shkodër.

Gjithcka eshte mesuar kur bizneset kane marre faturat per muajin Shkurt, muaj ne te cilen ka hyre ne fuqi cmimi I ri I energjise elektrike, dhe ne fatura eshte shfaqur nje shifer prej 40 % me e larte, duke goditur rende biznesin ne Shkoder. Jane me shume se 50 biznese te cilet jane perballur me nje shifer te tille, por duke mos gjetur asnje zgjidhje te kesaj shkelje flagrante, kur edhe ne baze te ndryshimit te cmimit per energjine elektrike, bizneset te cilet marrin furnizim nga kabinat elektrike te ndertuara nga vete ata duhet te kene nje cmim me te ulet te faturimit te energjise elektrike. Ne baze te ndryshimeve per cmimin e energjise elektrike Çmimet e energjisë elektrike për biznesin janë tëdiferencuara në bazë të nivelit të tensionit ku janë lidhurdhe jo në bazë të konsumit. Bazuar në nivelin e tensionit dallohen tre grupe të mëdha: konsumatorë biznesi që furnizohen me 35 kV; konsumatorë biznesi që furnizohen me 20;10;6 kV dhe konsumatorë biznesi që furnizohen me tension të ulët. Përbizneset që furnizohen me 35 kV çmimi është i unifikuar për çdokategori biznesi. Kështu, duke filluarnga 1 Janar 2015, këto biznese do tëpaguajnë 12% më shumë për energjinë elektrike. Çmimi i energjisë elektrike nga 10,2lek/kËhështërriturnë 11,4 lek/kËh. Bizneset që furnizohen me 20; 10; 6 kV kanë funksionuar me tarifa të diferencuara sipas llojit të biznesit. Por duke filluarnga 1 Janar 2015, këto tarifa janë unifikuar në një çmim prej 13,2lek/kËh, me përjashtim të çmimit të energjisë për furrat e bukës i cili ka mbetur i pandryshuar në 8,52 lek/kËh. Çmimet për këtë nivel tensioni kanë pësua rrritje nga 9% derinë 21%.Rritjen më të madhe të çmimit të energjisë elektrike e kanë pësuar bizneset bujqësore ku çmimi për to nga 10,44lek/kËhështëbërë 13,2 lek/kËh, pra 21% më i lartëkrahasur me vitin 2014. Në këtë mënyre në baze të te gjitha llogaritjeve, cmimi I vendosur per kete muaj nga oshee per bizneset ne Shkoder eshte ne kundershtim te plote edhe me vendimin e entit rregullator te energjise elektrike, duke abuzuar dhe renduar mbi xhepat e bizneseve, ku ne Shkoder ne vend qe ato te favorizohen ndeshkohen duke I detyruar te paguajne me shume.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/WiVCpk0auBc?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]