Si shumë premtime të tjera të maxhorancës qeveris se edhe “Shendetësia falas“ na rezultoi një përrallë e bukur.

Jo vetëm që nuk ndodhi kështu, por situata e shëndetësisë u përkeqësua akoma edhe më shumë , si në shërbime, ashtu edhe në investime. E vetmja gjë që pati rritje mjaft të madhe, ishte mashtrimi galopant i qeverisë edhe në këtë fushë . Shembulli konkret i mashtrimit ë shtë gjoja rritja e investimit dhe përmirësimi i shërbimit në shëndetësi, nëpërmjet Check-Up-it të dështuar, ku Qeveria kohët e fundit, pa asnje argument teknik e shkencor, vendosi që mosha e atyre qe perfitojne nga ky shërbim, të zgjerohet deri me 70 vjeç. Tashmë të gjithë e dimë se ky zgjerim ndodhi për të fshehur dështimin e këtij shërbimi dhe për të justifikuar milionat e shpenzuara kot (milionat e vjedhura dhe të shpërdoruara) të buxhetit të shtetit. Ju kujtuam qytetarëve Check-Up/in, sepse vetëm një pjesë e vogël e këtij fondi të shpërdoruar keqas të ishte përdorur për përmiresimin e kushteve te punes dhe shërbimit në spitalin e Shkodres, situata nuk do ishte në atë gjendje të mjerueshme që është sot. Të gjithë qytetarët që kanë patur nevojë t’i drejtohen spitalit, e dinë shumë mirë se në Spitalin Rajonal Shkoder nuk bëhet asnjë analize me përjashtim të dy analizave (atë të urines dhe fibrinogjenit). Ka mungesë reagentesh. E tillë ë shtë gjendja në këtë spital, sa as glicemia nuk mund të behet. Përveç kesaj, sfidë më vete për të sëmurët dhe familjarët e tyre, mbetet mungesa e medikamenteve në spital. Mungojn shumë medikamente, duke filluar nga antibiotikët, duke vazhduar pastaj me anti-inflamator, hepari, primperan, insulinë , tramadol, antituberkular etj. Duke qenë gjendja kaq e rënde, mjekët e Spitalit Rajonal Shkoder po rezervohen të bëjnë shtrime në spital. Ata kanë të drejtë. Me çfarë t‘u shërbesh pacienteve, me cfarë t’i kurosh? Por nuk është ky problemi dhe shqetësimi i vetëm në këtë spital. Nje problem tjetër shume madhor ka lindur kohët e fundit në shërbimin e dializes, që ka të bëjë me infektimin e pacientëve të këtij shërbimi me “ hepatit C“ dhe çdo gje mbahet sekret, flitet vetem nën zë . Situatën e Spitalit Rajonal Shkoder, e rëndon edhe situata e spitalit te Pukës, i cili përveç problemeve që ka Shkodra, ka edhe një shqetësim tjetër plus, sepse në këtë spital, shiu që bie jashtë futet pothuaj i gjithi brenda, duke pikuar deri ne katin e pare dhe për pasojë të semuret po i sjellin në drejtim të Shkodres, duke e rënduar më shumë situatën e këtij të fundit. Kjo situatë në shëndetësi, por jo vetëm, duhet të marrë fund një orë e më parë , nëpërmjet largimit sa më parë nga pushteti të shkaktarëve të kësaj gjendje të rëndë . Kemi besim se mashtruesit dhe hajdutët së shpejti do marrin përgjigjen e merituar. Ju faleminderit!

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakAMBASADORI SUEDEZ: REFORMAT U SHËRBEJNË QYTETARËVE
Artikulli tjetër“ROJA E GJELBËR” SEKUESTROHEN 10 m3 DRU