Ky është Ruzhdi Salja 73 vjeç nga fshati Kosmaç në bashkinë Vau Dejës. Prej 15 vitesh ai ushtron punen e çobanit, duke u kujdesur me shumë pasion për delet e tij. Pasionin për blegtorinë Ruzhdija tregon se e ka trashëguar nga babai dhe gjyshërit e tij. Këtë traditë të vjetër ai mundohet ta mbajë gjallë, duke e ushqyer edhe tek djali i tij.

Puna dhe përkushtimi në blegtori i ka sjellë atij jo vetëm kënaqësi, por edhe të ardhura të mira duke e ndihmuar të sigurojë një jetë të mirë për familjen e tij.

73 vjeçari i bën thirrje të rinjve që të mos largohen nga Shqipëria por të kontribojnë në vendlindjen e tyre.

Edhe pse vitet kalojnë, dëshira për të bërë këtë punë nuk është zbehur aspak për Ruzhdinë. 73 vjeçari mbetet i lidhur fort me punën e tij. Ai kujdeset për bagëtitë, siguron jetesën për familjen e tij dhe mban gjallë një traditë të vjetër.

Artikulli paraprakVRASJA E 67-VJEÇARIT NË KURBIN, IDENTIFIKOHET AUTORI, POLICIA ZBARDH NGJARJEN: U KRYE PËR MOTIVE PRONËSIE
Artikulli tjetërLEZHA BËHET GATI PËR 581-VJETORIN E BESËLIDHJES