Policia e Shtetit ka finalizuar paraditen e sotme operacionin e kapjes së një 38 vjeçari i cili ishte dënuar më parë për “Vjedhje me armë” dhe “Shkatërrim të rrjetit ujësjellësit”. Ndaj Eduart Tafçiu, banues në Tiranë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Në Korrik të vitit 2017 Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ka referuar materiale për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” për 38 vjeçarin. Pas hetimit, janë siguruar prova ndaj të dyshuarit, i cili merrte përsipër bërjen në mënyrë të falsifikuar të kartave të identitetit, karta shëndeti dhe patenta Italiane, me qëllim nisjen e personave në mënyre të paligjshme me destinacion Anglinë.

Gjatë arrestimit të dyshuarit Eduart Tafçiu, i’u gjetën dhe sekuestruan cilësinë e provës materiale: -dy automjete -2 laptopë dhe një DVR -një bllok shënimesh me emra dhe shënime për shtetas të ndryshëm në interes të aktivitetit që kryente -shumën prej 30.000 lekë të reja -3 aparate celulari -1 Pajisje elektronike me mbishkrim “Mini Money Detector” UV.