Në bashkinë Malësi e Madhe janë kryer më shumë se 17 mijë vaksinime. Epidemiologu pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Riza Curraj bën të ditur se numri I vaksinimeve ka pësuar rritje gjatë këtyre ditëve.

Nga ana tjetër, epidemiologu shton se interesi për aplikimin e dozave të vaksinës është në rritje vetëm nga moshat e treta, ndërsa të rinjtë e bëjnë vaksinën vetëm për të udhëtuar jashtë vendit.

Epidemiologu Riza Curraj, ka një thirrje drejtuar të gjithë atyre që ende nuk janë vaksinuar.
Deri më tani, sipas specialistëve të fushës, të gjithë personat që janë vaksinuar ndaj COVID-19 e kanë kaluar fazën e infektimit me simptoma shumë herë më të lehta, për shkak të rritjes së imunitetit dhe veprimit të antitrupave.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRAMA: TË LEHTËSOJMË KUFIJTË QË NGA JANARI PËR FERMERËT DHE KOMPANITË
Artikulli tjetërSHKODËR, RRËFIMI I NIPIT TË LIN DELIA: SI E NDOQI SIGURIMI