Vitet e fundit Velipoja është kthyer në një nga plazhet më të frekuentuara. Ndryshe nga shumë plazhe të tjera, Velipoja vlerësohet për ujin e pastër e po ashtu edhe rërën e imët e kuruese që ka. Megjithatë, Velipoja ka problematika që duhen të zgjidhen sipas pushuesve. Ata shprehen se papastërtitë dhe mungesa e plazheve publike janë disa nga problemet kryesore që Velipoja ka…

Pavarësisht se kanë mbetur edhe disa ditë nga mbyllja e sezonit verorë problemet në plazhin e Velipojës nuk mungojnë. Ndërkohë që mungon angazhimi i institucioneve përgjegjëse  për zgjidhjen e kësaj situate.