Shkodra mbetet një nga vatrat më aktive të COVID-19. Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar edhe 16 raste të reja pozitive. Vatrat e reja të infeksionit janë zgjeruar me 11 raste në bashkinë Shkodër, katër raste në bashkinë Vau Dejës ndërsa një rast është shënuar në bashkinë Malësi e Madhe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale I bën apel vazhdimisht qytetarëve të tregohen të kujdesshëm të zbatojnë masat anti-Covid në mënyrë që të minimizohet përhapja e koronavirusit në vendin tonë, si dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes port ë kontaktojnë menjëherë me mjekun e familjes për çdo dyshim që kanë.

Ndërkohë ajo që mbetet shqetësuese është fakti që një pjesë e qytetarëve shkodran kanë ulur nivelin e ndërgjegjësimit sa I përket zbatimit të protokollit anti-Covid, pasi vijojnë të lëvizin në rrugët e qytetit pa maska mbrojtëse ndërsa nuk mbajë as distancën e kërkuar për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga infektimi me virus.

Ndërkohë në të gjithë qarkun vijon monitorimi i bizneseve për zbatimin e protokollit COVID-19 ndërsa nuk mungojnë as kontrollet në terren për zbatimin e Aktit Normativ të vendosjes me detyrim të maskave mbrojtëse në ambjentet e hapura dhe të mbyllura.