Ditët e para të vitit 2021 janë shoqëruar me shifra të larta të përsonave të infektuar ditorë me COVID-19. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar vetëm 17 raste të reja në të gjithë qarkun, prej të cilave 15 në Shkodër dhe nga një rast në bashkitë Malësi e Madhe dhe Vau Dejës. Aktualisht të infektuar aktivë janë 1308 qytetarë në pesë bashkitë. Fatmirësisht ka patur një përmirësim sa i takon situataës së krijuar nga përhapja e pandemisë COVID-19 në shkolla.

Numri i mësuesve të infektuar aktivë është 14 ndërsa nuk ka nxënës të cilët po përballen me këtë infeksion. Në 24 orët e fundit janë marrë tetë tamponë prej të cilëve gjashtë në Shkodë dhe dy në Pukë, përgjigjet e të cilëve pritet të dalin gjat ditëve në vazhdim. Ndërkohë testet e shpejta po kryhen në masë, k uvetëm në bashkinë Shkodër janë kryer 76 të tilla në 24 orët e fundit, 13 janë kryer në bashkinë Malësi e Madhe, shtatë teste të shpejta në bashkinë Pukë dhe pesë na Fushë-Arrëz.

Grupi i epidemiologëve dhe infeksionistëve vijon hetimet epidemiologjike rreth vatrave pozitiv dhe kontateve te dyshuara COVID-19. Nga ana tjetër, inspektorët e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me efektivë të policisë vendore vijojnë kontrollet e banesave të qytetarëve të infektuar aktivë me koronavirus për respktimin e rregullave të karantinimit