24 qytetarë të infektuar me koronavirus dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit. Ky është bilanci i Ministrisë së Shëndetësisë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Mësohet se deri më tani janë shëruar 47 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,757 që nga fillimi i epidemisë.

NJOFTIMI I MSH
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 790 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 24 qytetarë, në këto bashki:
11 në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Sarandë, 2 në Durrës, Elbasan, 1 në Delvinë, Korçë.
Janë 186 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 47 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,757 që nga fillimi i epidemisë.